| Nė Paris u mbajt konferenca vjetore e ILGA - Europe |
| e enjte , 24 janar 2008 | |
|
Përfaqësuesit e QESH kanë marrë pjesë në konferencën vjetore të ILGA-s, në Paris të Francës, e cila u mbajt nga 26 tetori deri me 31 tetor 2005. Pjesëmarrja e QESH në këtë konference është domethënëse, sepse gjatë konferencës ku ka pasur përfaqësues të afro 200 organizatave dhe shoqatave LGBT nga mbarë Europa, janë trajtuar tema të ndryshme me rëndësi për komunitetin LGBT.
Ndër seminaret e ndryshme që janë organizuar në kuadër të konferencës e cila kishte mbledhur pjesëmarrës nga shoqata të ndryshme ka qene edhe tema e lobingut dhe advokimit, e cila është edhe një ndër synimet kryesore të QESH. Takime janë zhvilluar edhe me përfaqësues të Parlamentit Europian, të OSBE-së dhe organizatave të ndryshme që merren me të drejtat e njeriut. “ILGA – Europe” (International Lesbian and Gay Association) ka bërë nikoqire Parisin sivjet duke i paraprirë Sofjes, vitin e ardhshëm ku do të mbahet konferenca tjetër vijuese. Në fund të konferencës janë zhvilluar zgjedhjet e bordit dhe anëtarëve tjetër shoqërues. QESH, meqenëse nuk është akoma anëtare e “ILGA-Europe”, kishte rolin e pjesëmarrësit pa të drejtë vote. “ILGA-Europe” është organizatë gjithëpërfshirëse e cila në vete mbërthen organizata anëtare nga mbarë Europa. Është organizata qendrore politike e cila advokon dhe lobon për çështjet LGBT pranë institucioneve kyçe të Bashkimit Europian, duke pasur kështu selinë kryesore në Bruksel. Pjesëmarrësit e konferencës “LGA-Europe” janë pritur edhe nga Bashkia e Parisit Në një pritje ekskluzive të organizuar enkas për pjesëmarrësit e konferencës së “ILGA-Europe”, në Bashkinë e Parisit e pritën nga udhëheqësit e kësaj Bashkie dhe organizatat vendore pariziene LGBT. Në mungesë të kryebashkiakut parisien Bertrand DELANOË, aktivistët nga mbarë Europa u pritën nga zëvendësi i tij. Për publikun tonë, do të vlente të theksohej se z.Delanoë është në mënyrë të hapur homoseksual dhe njëherësh kryetar i zgjedhur me shumicë votash për të udhëhequr Bashkinë e Parisit që nga viti 2001. |