Ballina arrow Lajmet arrow Artikulli nė Kosova Sot
Artikulli nė Kosova Sot PDF Print E-mail
e enjte , 24 janar 2008
PRISHTINË, QENDRA E HOMOSEKSUALËVE, LEZBIKEVE, BISEKSUALËVE, TRANSGJINORËVE.

KRYETARI: KAM LINDUR HOMOSEKUAL!

“Janë rreth 200 persona që janë homoseksualë dhe me ata takohemi shumë shpesh, organizojmë ndeja një herë në muaj, të cilat i bëjmë nëpër shtëpi private”, tregon K.Z., 21-vjeçar. Në këtë qendër janë të inkuadruar 5 persona homoseksualë e lezbike që janë aktivë, të moshës 18-35, të gjithë nga Prishtina, mirëpo ka edhe anëtarë të tjerë nga qytetet e tjera të Kosovës, por që nuk janë aktivë. “Qendra për Emancipim Shoqëror”, është një qendër për homoseksual, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë, e cila është formuar në muajin prill të këtij viti. Iniciator i formimit të kësaj qendre, është 21-vjeçari K.Z nga Prishtina (emri i njohur për redaksinë). Në këtë qendër janë të inkuadruar 5 persona homoseksualë e lezbike që janë aktivë, të moshës 18-35, të gjithë nga Prishtina, mirëpo ka edhe anëtarë të tjerë nga qytetet e tjera të Kosovës, por që nuk janë aktivë.

Nuk jam i sëmurë!
Nuk jam i sëmurë, siç mendon populli kosovar, por kam lindur kështu”, nis bisedën me këto fjalë K.Z., i cili pranon se është homoseksual. “Në barkun e nanës jam krijuar homoseksual, dhe kam lindur si i tillë, por këtë gjë e kam vërejtur gjatë pubertetit. Atëherë kur e vëreja se nuk më tërheq asgjë tek gjinia e kundërt, këtë fakt nuk doja ta pranoja. Mirëpo, me kohë vërejta se është një fakt që nuk mund ta ndryshosh, pasi që si duket që nga lindja kisha predispozita të tilla”, thotë K.Z. Ai më tej shton se “në Kosovë nuk ka edukatë rreth seksualitetit në përgjithësi, pasi që shumica e personave që vërejnë diçka tek unë nuk më flasin, sepse jam homoseksual.” K.Z. tani ka krijuar edhe shoqërinë e tij, mirëpo ai thotë se rri vetëm me ata persona që e kuptojnë e që nuk janë homoseksualë, dhe që nuk e kanë ndjenjën e frikës nga ai.

Debatet me prindërit
“Më ka ardhur mirë kur prindërit e mi, pas disa debateve që kishim rreth meje, më patën kuptuar dhe kanë qenë përkrahës të mi që unë ta pranoj këtë fakt. Ndërkaq, sa i përket popullit kosovar në përgjithësi, mua më vjen keq për njohurin e limituar që kanë dhe seksualitetin në përgjithësi. Ne si popull jemi mjaft tolerantë, mirëpo nuk jemi të informuar, kështu që nëse kishim qenë të informuar më mirë, e kishim toleruar edhe homoseksualitetin”, theksoi K.Z. Ai tregon se janë rreth 200 persona homoseksualë dhe që njihen OK me seksualitetin e tyre, mirëpo mund të ketë edhe të tjerë, por që ngurrojnë të tregojnë se janë homoseksualë. “Janë rreth 200 persona që janë homoseksualë dhe me ata ne takohemi shumë shpesh, organizojmë ndeja një herë në muaj të cilat i bëjmë nëpër shtëpi private”, tregon K.Z.

Edhe Da Vinçi ishte homoseksual
Kjo qendër është takuar me Qeverinë, UNMIK-un, dhe OSBE-në. “Qeveria na ka ftuar që të kontribuojmë si pjesëmarrës në planin e veprimit p;ë ligjin kundër diskriminimit, ku edhe ndalohet diskriminimi në bazë të orientimit”, bëri të ditur K.Z. Ai më tej shton se pse t’i vijë turp që ta pranojë se është hohomseksual, kur edhe piktori i njohur Leonardo da Vinci, pastaj George Miahcel, Elton John etj, nuk janë të sëmurëvetëm pse janë homoseksualë, përkundër asaj kanë arritur famë botërore. Në qendrën e homoseksualëve “Qendra për Emancipim Shoqëror” janë të anëtarësuar persona që janë të martuar dhe kanë fëmijë, dhe se këtë gjë e kanë bërë nga shtypja që kanë pasur nga familja, duke mos pranuar faktin se ata janë homoseksualë.

Disa janë të martuar
“Disa nga homoseksualët e anëtarësuar në qendrën tonë janë të martuar dhe kanë bërë fëmijë, për shkak të shtypjes nga familja që kanë pasur. Ata kanë jetë shumë të vështirë për arsye se se askush nga familja nuk i kupton dhe njëkohësisht duke e fshehur se janë homoseksualë me vite të tëra. Unë jam ende i ri, por nuk e kam ndërmend të martohem njëherë përderisa të aprovohet ligji për martesa të homoseksualëve”, thotë K.Z. Ai u kundërvihet pohimeve të psikiatërve dhe psikologëve kosovarë, të cilët thonë se homoseksualizmi është sëmundje. “Psikiatri dhe psikolog;t kanë përfunduar me materiale të vjetra, kur homoseksualizmi është konsideruar si sëmundje, mirëpo literatura e huaj e psikologjisë thotë se kjo është e lindur. Psikiatrit dhe psikologët tanë tentojnë për ndryshim në orientimin seksual dhe për këtë arsye 30% është më e madhe vetëvrasja e homoseksualëve”. Kjo qendër ka punuar dhe dëshiron ta publikojë ueb faqen e tyre www.qesh.org, ku sipas K.Z. në atë ka material edukativ sa i përket orientimit seksual, i marrë nga një shoqatë psikologjike amerikane dhe i përkthyer nga anëtarët e kësaj shoqate.

Shpjegimet e sociologut
Në anën tjetër, sociologu Blerim Latifi, për homoseksualët pohon se “kjo çyshtje perceptohet dhe vlerësohet në mënyra të ndryshme, varësisht prej shoqërive të ndryshme. Gjatë historisë, por edhe tash ekzistojnë shoqëri të cilat praktikat homoseksuale i konsiderojnë si praktika normale, sikurse janë shumë shoqëri perëndimore, por edhe të tjera, të cilat i kanë legalizuar të tilla praktika. Në këto shoqëri, orientimi seksual konsiderohet si zgjedhje personale e individit, në të cilën shoqëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Këto shoqëri karakterizohen prej një shkalle të lartë të individualizmit”. Ai më tej shton se ekzistojnë edhe shoqëri, të cilat e konsiderojnë këtë fenomen si sëmundje psikofiziologjike dhe në kundërshtim më normat e moralit, siç është edhe shoqëria kosovare. “Të tilla shoqëri i persekutojnë dhe i margjinalizojnë individët që zhvillojnë praktika të tilla, duke i konsideruar ata si e keqe e shoqërisë”, tha Latifi.
 
< Mbrapa   Perpara >