Harroni ditëlindjet, Krishtlindjet edhe episodat e fundit të “Gratë e futbollisteve”; për shumë gejë Evrovizioni është nata më e rëndësishme e vitit, me ndeja që organizohen në shtëpi, në bare dhe klube nëpër krejt vendin.
Vetë mishërimi i këtij fushimi, kjo Olimpiadë e muzikës duket se është në mëshirën e një kohe kur stereotipet nacionale mbizotërojnë, moda kurr nuk ec përpara, koreografet janë të vetëmësuar nga shikimi i emsioneve të vjetra të tilla si Top of the Pops, nga videoklipet e Legs and Co, dhe shkruesit e këngeve kanë një adhurim të shëndosh për djathin.
Për veq një natë (në fakt këte vit për dy netë), Wogan bëhet një ikonë e gejëve edhe në bëhemi të pasionuar për diçka sikurse adhuruesit e futbollit për Kupen Evropiane- përveq se ne nuk do ta shkatërrojme qendrën e qytetit nëse humbasim.
Secili i ka momentet që i pëlqejnë më së shumti në Evrovizion, por këtu janë më të pëlqyerat e gejëve. Oh dhe ja një fakt shumë interesant që mund t’ju lë mbresë miqve tuaj : Në bazë të statistikave keni më shumë gjasa ta fitoni garën nëse keni veshur një kombinim të ngjyrës së bardhë me ngjyrë trendafili. Dikush i ka thënë Javine…
1998: Transeksualja pop- Dana Interantional
Diva transeksuale e muzikës pop të Izraelit Dana International e ka fituar vendin e parë më 1998 me ‘Viva’, edhe pse ajo nuk ka fituar asnjë vote nga vendet me besime më tradicionale. E veshur me nje fustan të ngjitur për trupi i dizajnuar nga Jean Paul- Gaultier, ajo u shikua nga më shumë se 600 miilionë shikues të televizionit nëpër krejt Evropën dhe shkaktoj ndjenja të shokut te disa antëarë të jurisë më konservativë të cilët qartësisht nuk mund ta vlerësojne një disko-hit kur e degjojnë. Me sa duket ‘të kalosh nëpër ndërrim të gjinisë është më keq se një veprim sodomik dhe ta zgjedhësh atë si fituese është të dërgosh një mesazh të errët botës. Me mijëra gejë të Izraelit që dolën në rrugë nuk e panë në të njëjtën mënyrë.
1974: Katërshja suedeze- Abba
Secili që është mjaft i vjetër për t’iu kujtuar gara e vitit 1974 e mbajtur në The Dome in Brighton, ka qenë dëshmitar i diçkaje shumë të veqantë. Në mesin e shumë artisteve të mërzitshëm dhe me sjellje të mira (duke përfshirë edhe Olivia Newton- John e cila e përfaqësonte Britaninë e Madhe), dy mashkuj dhe dy femra hypën në skenë dhe e mahniten publikun. Dukeshin sikur ta kishin bastisur garderobat e Gary Glitter, David Bowie edhe The Sweet, Abba eksploduan në ndërgjegjen tonë me ‘Waterloo’ këngë e cila i solli katërshes suedeze fitore, një mega-hit dhe një shansë për ndërtimin e një fame internacionale. Oh, edhe një vend në zemrat e milionave gejëve.
1981: Suksesi i striptizerit- Bucks Fizz
Të gjithë brohoritën në vitin 1981 dhe një Eurovizion të fituar nga Bucks Fizz. Kush mund ti harroj ato rroba shumëngjyreshe, flokët si të zbardhura nga dielli dhe atë vallëzim pikant dhe ato levizje që e panë Bobby G dhe Mike Nolan të shlyejnë Cheryl Baker dhe fundet e Jay Aston duke vendosur funde më të shkurtra në linjat e tyre, `nëse dëshiron të shohësh më shumë`. Fitorja dërgoi deri në 13 hite më shumë edhe në tensione, xhelozi, në beteja në gjykatë, në aksidente me autobus dhe në ndyrshime të pafundme. Ishin dy Bucks Fizz ne skenë në të 90 dhjetat. Joshja e tyre homoseksuale është shfrytëzuar së fundmi në dramën muzikore “A night of a thousands Jay Astons” gjersa ende mbetet mister se çka kanë dashur të thonë me fjalinë ‘mos lejo që pavendosmeria të të merr nga mbrapa”.
1997: Geji nga Islanda- Paul Oscar
Ne sigurisht që e kemi pëlqyer ngjarjen e 1997 kur geji nga Islanda Paul Oscar interpretoj këngën `Mins Hinsti dans’ në një divan të bardhë me valltaret provokative në rrjeta të peshkimit. Në atë kohë Sir Terry Wogan pyeti `A është ky emisioni i natës i kanalit katër?`, gjersa rezultatet e dobëta treguan se interpretimi i tij ishte shumë modern për juritë zyrtare të Evropës. Megjithatë publiku i Britanisë së Madhe (që votonin për herë të parë) e pelqyen shumë dhe i dhanë tetë pikë- gati gjymsën e të gjitha pikave që i mori për atë natë.
2002: Pop muzika e transvestiteve pjesa e dyte- Sestre
Duhet të përmendim në mënyrë të veqantë hyrjen e Sllovenisë në 2002. Tri transvesitët të quajtura Sestre (motrat) të veshura me uniforma të kuqe të stjuardesave, me kapela të ngjyrës së njëjtë, me buzëkuq dhe me take të larta e mahnitën shtetin e tyre me hitin që mori pikë të larta ‘Samo Ljubezen’ (Vetëm dashuria). Si Dana International para tyre, kjo ishte një hapje e mahniteshme duke marrë parasysh vendin të cilin e përfaqësonin, Sllovenia, vendi me ‘dashuri’ në mes të emrit të saj, është një vend Katolik me zyrtarët e kishës të cilët dëshironin të anulojnë zgjedhjen e votuesve. Protestat filluan të mbahen në të dy anët, me disa mbishkrime si ‘në djall transvestitët e mallkuar, duhet t’ jua prejmë bolet’. E gjithë çështja gati ka shkuar në Gjyqin e Evropës për çështje të të drejtave të njerëzve dhe ka mundur të vie deri tek përjashtimi i shtetit nga gara. Megjithatë Eurovizioni është mbajtur gjithmonë për ta bashkuar Evropën dhe vajzat fituan më në fund; hyrja e tyre ishte shumë e suksesshme në garë.
2003: Vajzat lezbike – TaTu
Së fundi kush mund të harroj 2003 kur Tatu ishin favoritet per të fituar, para se të dilnin të tretat pas Turqisë dhe Belgjikës. Vajzat e reja lezbike që e perfaqësonin Rusinë ishin në qendër të vëmendjes së publikut dhe madje është incizuar edhe një videoklip i ushtrimeve të tyre në rast se ndodh që vallzimi i tyre bëhet shumë pikant. Me një fytyrë tipike të thartuar ato madje e quajtën hyrjen gjermane ‘një coftinë e vjetër’- ato sigurisht që ishin të brengosura që shpërthimi i tyre në skenë do të vjedhet nga një disko himn që e përmban fjalinë `Le të gëzohemi dhe të bëhemi gej`. Një kanal shtetëror rus ka protestuar për poenat e ulëta të papritura, duke thënë që rezultati ishte i paracaktuar. Kush ka nevojë për seriale kur e kemi Eurovizionin?
2005: Bjondet kënaqen më shumë- Feminnem
Duke menduar se cili do të jetë interpretimi më femëror këtë vit? Po themi që do të jetë grupi Feminnem nga Bosnja dhe Hercegovina. Po grupi i bjondeve është i quajtur kështu, përderisa kënga e tyre si edhe videoklipi përcjellës është për Eurovizionin. Mund ta shikoni në faqen zyrtare të internetit të Eurovizionit dhe ta shikoni për më shumë ide se për çka bëhet fjalë. Tri vajzat vallëzojnë përrreth një topi të xhamit, ato e bëjnë rrotullimin e kokës në stilin e ABBA-s e cila është përqeshur në filmin `Martesa e Murielit` dhe njëra nga to duket si transvestite. Është e stilit të vjetër dhe është shumë e kapshme dhe i merr poenat tanë. |