Ballina arrow Lajmet arrow Grekėt humbin gjyqin nė rastin e emrit tė ishullit Lesbos
Grekėt humbin gjyqin nė rastin e emrit tė ishullit Lesbos PDF Print E-mail
e martė , 05 gusht 2008

 

Tre banorë të ishullit grek Lesbos kanë humbur gjyqin në përpjekjet e tyre për ta ndaluar përdorimn e fjalës "lesbike" për të përshkruar femrat homoseksuale.

Këta banorë janë arsyetuar se përdorimi i i këtij termi për t'iu referuar femrave geje ka paraqitur fyerje për identitetin e banorëve të ishullit që mban emrin Lesbos. Mirëpo gjykata e lartë në Athinë ka konstatuar se nuk ka asnjë arsye për akuzën e tyre dhe ankesat që ata janë ndjerë të fyer, duke thënë se fjala nuk identifikonte banorët e ujdhesës. Grekët shpesh i referohen ishullit me emrin Mztilene, në bazë të emrit të kryeqendrës së ishullit.
 
"Ky është një vendim i mbarë për të gjitha lesbiket kudo që janë," ka thënë Vassilis Chirdaris, avokat që punon me unionin e gejëve dhe lesbikeve në Greqi, siq njofton agjencia Reuters.
 
Emri i këtij ishulli ishte përdorur për të emëruar gratë homoseksuale si njohje për poeteshën Sappho, e cila kishte shkruar poezi dashurie si për meshkuj edhe për femra rreth shekullit 600 p.e.r.
 
Personi i cili kishte udhëhequr rastin, publicisti Dimitris Lambrou kishte theksuar se dominimi ndërkombëtar i fjalës për të paraqitur kontekst seksual ishte shkelje e të drejtave të njeriut të banorëve të ujdhesës, të cilët quhen lesbikë, prandaj kjo shkakton pakënaqësi dhe turp në mbarë botën.
 
Ai është arsyetuar se kjo ka shkaktuar probleme në jetën e përditshme sociale të banorëve të Lesbosit.
 
Mirëpo gjykata greke e ka refuzuar rastin, duke urdhëruar paditësit të paguajnë shpenzimet prej 230 eurove, edhe pse ata kanë pasur të drejtë të ankohen ndaj vendimit.

 
< Mbrapa   Perpara >