| Ken Livingstone - Top Deklarata e tij |
|
|
|
| e enjte , 24 janar 2008 | |
Javën e kaluar ishim dëshmitarë të një tmerri, i cili tashmë është bërë obsesion rutinor i terroristëve. Londrën e tronditën disa sulme terroriste duke shkaktuar kështu dhjetëra të plagosur dhe disa të vdekur. Ky ishte sulmi më i rëndë terrorist në Evropë pas atij në trenat e Madridit vitin e kaluar.
Siç e dimë, Londra është një metropol me miliona banorë, ku një pjesë e konsiderueshme e popullatës është kryesisht me origjinë të huaj. Londra, si kryeqytet i Mbretërisë së Bashkuar është edhe një qendër multikulturore, multiracore, multifetare dhe multikombëtare. Kjo llojshmëri paraqet një pasuri për vet mirëqenien e Londrës dhe Mbretërinë e Bashkuar në përgjithësi. Kështu, në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Londrës, Ken LIVINGSTONE duke folur për masat që qeveria londineze kishte ndërmarrë pas sulmeve në ndihmë popullatës, foli edhe për bashkëjetesën e njerëzve në mes veti. Ndër të tjera veçojmë; “Londra është një qytet ku njerëzit jetojnë në paqe me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh dallimet e tyre, çfarëdo qofshin ato. Në Londër ka vend për të gjithë. Ne kemi krijuar kushte që secili që dëshiron të jetojë në Londër të mund të jetojë ashtu si ai vet dëshiron. Secili mund ta zgjedhë mënyrën e jetesës këtu ashtu si ata duan, përveç nëse ua cenojnë të drejtat apo jetërat të tjerëve”. Kjo është një deklaratë e z.Livingstone plot kuptim, dhe ai me siguri që këtë e ka thënë me gjithë mend, duke u bazuar në plot arsye. Në MB, si shtet i krishterë, mund të gjesh kudo xhami apo sinagoga, duke u dhënë komuniteteve tjera mundësi për të ushtruar të drejtën e tyre fetare. Aty çdokush mund të ushtrojë të drejtat në aktivitetet kulturore dhe jeta e njerëzve me orientime të ndryshme seksuale lulëzon. Pra, Londra si kryeqendra e një shteti liberal dhe kuptimisht demokratik ofron kushte poashtu që secili njeri të mund të jetoj jetën ashtu si dëshiron dhe si ndjehet më mirë në lëkurën e vet. Te ne ne Kosovë, mund të dëgjosh deklarata të tilla me shumicë nga politikanët tanë gati çdo ditë, por thonë se fjalët janë asgjë pa vepra.. Ndoshta ne nuk po e spikasim deklaratën e z.Livingstone si të tijën personale, por kjo tregon që ai me të vërtetë përfaqëson vullnetin e të gjithë qytetarëve të tij dhe jo të vetëm një grupi. Me një fjalë, demokracia do të thotë edhe krijimi i kushteve për çdo njeri të jetojë i lirë dhe mbrojtja e të drejtave të secilit individ. Mbase do të ishte mësim i mirë që edhe liderët tanë të marrin se si kur të përdorin fjalët “të drejtat e njeriut”, të mendojnë mirë se për çfarë e kanë fjalën duke i përfshirë të githë njerëzit apo që deklaratat e tyre të mrekullueshme të jenë plot “mend”. |
| < Mbrapa | Perpara > |
|---|




Kështu, në një konferencë për shtyp, kryebashkiaku i Londrës, Ken LIVINGSTONE duke folur për masat që qeveria londineze kishte ndërmarrë pas sulmeve në ndihmë popullatës, foli edhe për bashkëjetesën e njerëzve në mes veti. Ndër të tjera veçojmë; “Londra është një qytet ku njerëzit jetojnë në paqe me njëri-tjetrin, pa marrë parasysh dallimet e tyre, çfarëdo qofshin ato. Në Londër ka vend për të gjithë. Ne kemi krijuar kushte që secili që dëshiron të jetojë në Londër të mund të jetojë ashtu si ai vet dëshiron. Secili mund ta zgjedhë mënyrën e jetesës këtu ashtu si ata duan, përveç nëse ua cenojnë të drejtat apo jetërat të tjerëve”.