Ballina arrow Lajmet arrow Martesa e parė gej nė Spanjė - Kanadaja miraton draft-ligjin
Martesa e parė gej nė Spanjė - Kanadaja miraton draft-ligjin PDF Print E-mail
e enjte , 24 janar 2008
Kryeministri bën deklarata të paparitura në mbështetje të ligjit

Parlamenti Spanjoll pasi e kishte miratuar draft-ligjin, tashmë ka miratuar edhe Ligjin, duke shndërruar këtë në një fitore të madhe për Partinë qeverisëse të Socialistëve, dhe duke zemëruar kështu kundërshtarët e këtij ligji, si zakonisht, Kishën Katolike. Vendimi i Spanjës vjen pas Holandës dhe Belgjikës, ku martesa e barabartë e çifteve të gjinisë së njëjtë ka qenë legale qe një kohë e gjatë. Dhoma e ligjvënësve në Kanada, poashtu ka miratuar një ditë më vonë, ligjin e ngjashëm, por që tani pritet miratimi nga Senati. Disa shtete në Evropë kanë sanksionuar bashkimet civile të çifteve homoseksuale, derisa në Kosovë këto lajme, mbulohen shumë shkurtë në media, dhe në mënyrë përulëse, për të mos thënë se shpesh edhe nuk mbulohen fare.

Votimi ka kaluar mënjëherë pasi kryeministri spanjoll José Luis Zapatero papritur mori fjalën në parlament, duke thënë se “sot ne po zgjerojmë mundësi për lumturi të drejtë fqinjëve tanë, kolegëve tanë, miqve tanë dhe të afërmve tanë”. “Në të njëjtën kohë ne po krijojmë një shoqëri më të denjë”.

Mariano Rajoy, lider i opozitës, edhepse ishte në mbështetje të ligjit, shprehu pakënaqësitë e tij se pse qeveria Zapatero nuk i kishte konsultuar të gjitha partitë politike, në mënyrë që ligji i cili do të miratohej, të ishtë më i fuqishëm dhe më stabil.

Shumica e partive politike kishin mbështetur ligjin për unionet civile, deri sa grupe dhe mbështetës të ndryshëm të të drejtave të homoseksualëve kanë paralajmëruar se Parada Gej që do të mbahet në Madrid, do të shënohet çdo vit si një fitore e madhe e tyre.

Në prezentimin e filmit të tij më të ri “Volver”, regjisori Pedro Almadovar dhe protagonistja Penelope Cruz, shprehën mbështetjen e tyre për Ligjin në fjalë, duke thënë se “Ky ligj e forcon shoqërinë edhe më tej, dhe se ky ligj është Pro-Familjar”.

Carlos Baturín dhe Emilio Menéndez janë kurorëzuar duke i thënë njëri-tjetrit “Po” të hënën në Bashkinë Tres Cantos e Madridit, duke shënuar kështu martesën e parë në Spanjë midis personave të gjinisë së njëjtë.

Më 28 Qershor 2005 Parlamenti Kanadez miraton martesat e gjinisë së njëjtë. Definicioni i një martese të tillë ishtë ndryshuar dy vite më parë nga Gjyqi për Ankesa i Ontarios, por Parlamenti shfuqizoi këtë duke e miratuar atë në tërësi, ashtu si edhe kishte luftuar komuniteti gej Kanadez.
 
< Mbrapa   Perpara >