| Mykonos |
|
|
|
| e enjte , 24 janar 2008 | |
|
Mykonos ka qenë gjithmonë një destinacion i njohur për udhëtarët gejë që nga vitet e 60-ta kur në ishull ka qenë në dispozicion aeroplani lokal. Asnjëherë nuk ka qenë i lirë, por atëherë atmosfera e ekskluzivitetit, sofistikimit dhe ajo magjike nuk do ekzistonte po të pushtohej ishulli nga rrëmujat “Sangria” të cilat shumica e gejëve po preferojnë t’i shmangin. Qyteti i Mykonos Qyteti i Mykonos është vendi ku shumica e gejëve dhe lezbikeve rrijnë. Është ndoshta paksa më i madh se kuarti e Sohos, por shumica e banorëve gëzohen nga fakti se nuk pengohen nga rrëmujat e shkaktuara nga veturat, nëpër rrugët me trotuarë dhe me ndërtesat e bardha kubike anash. Asgjë nuk është e ndërtuar në atë mënyrë që të prishë pamjen e qytetit. Këtu gjithçka është e ruajtur ashtu si është ndërtuar në shekullin e 18-të, përveç se zbukurimet antike të disa dyqaneve i maskojnë interieret moderne shpesh me dizajne të tekonologjisë së lartë dhe shike. Një fakt që e krahason Mykonos njëjtë me St.Tropezin; të dy vendet kanë fshatra të vogla shike, me mbishkrime të dizajnerëve, butiqe moderne dhe galeri. Skena Gej Përkundër faktit që Mykonos është shndërruar në një eufemizëm për “parajsën e gejëve”, ky ishull është i popullarizuar edhe në mesin e heteroseksualëve. Ishulli është përdorur si një liqe rozë me dekada, por gej-skena nuk është e getoizuar fare kështu që ju do të ndjheni më mirë në një bar apo pub të përzier mu ashtu si ato të gejëve. Duke qenë se ky vend nuk është një cak turistik familjar, do ta zbuloni se heteroseksualët janë njëjtë si ju; duke u argëtuar mbrëmjeve, relaksuar, kënaqur dhe e bëjnë këtë pa marrë parasysh seksualitetin. As mos mendoni bile që Mykonos është një vend snobik turizmi. Fatmirësisht, është I pastruar nga dërrinat e tilla. Kështu, ju mund të ecni rrugës me dashnorin/en tuaj dorë për dore pa pasur frikë nga ndonjë kërcënim apo frikësim apo edhe pa ju munduar ndonjë ndjenjë e parehatshme. Plazhet Mikonosi rrethohet nga një varg plazhesh magjepsëse, shumica e të cilave janë tejet gej. Mirëpo mos shpresoni se ato plazhe gjinden mu prapa hoteleve tuaja. Zakonisht, ne ato plazhe arrihet me autobus, gjë që është një përvojë kabare. Plazhi kryesor gej është Super Paradise, në të cilin ka një atmosferë ngashërimi dhe pjesën nudistike, gjë që tërheq si djemtë ashtu edhe vajzat geje. Thënë shkurt, nuk jeni të obliguar të shkoni “të pajisur plotësisht”. Poashtu, bëni nga një lundrim me anije, të cilat i qojnë vizitorët nëpër shumë plazhe të bukura, duke u dhënë kështu mundësi për të shijuar bukurinë dhe rërën e çdo pjese. Plazhet e njohura: Super Paradise: Shumë gej; ka plazhin nudistik. Paradise: Moderne por e përzier. Mjafton për të kënaqur sytë së shikuari meshkujt heteroseksualë dhe sportet e ndryshme ujore. Elia & Agrari: I qetë por miqësor dhe i pasur me trupa lakuriqë |
| < Mbrapa | Perpara > |
|---|




Qyteti i Mykonos