| Notė proteste publike ndaj disa mediave kosovare |
|
|
|
| e enjte , 24 janar 2008 | |
|
Kohëve të fundit shumë media Kosovare janë kyçur në rrjedhat e bashkëpunimit me komunitetin gej në Kosovë. Sidoqoftë, fillimisht do të shprehim mirënjohjen tonë si QESH për të përditshmet “Lajm” dhe “Kosova Sot”, të cilat pa kurrfarë gjykimi kanë pranuar të shkruajnë fillimisht për Shoqatën tonë.
Aktivistë apo anëtarë të komunitetit gej në Kosovë kanë kontaktuar me disa media, të shkruara dhe elektronike, në lidhje me gatishmërinë e tyre për të njoftuar popullatën në lidhje me komunitetin tonë, apo edhe të shfaqin emisione me temën në fjalë. Duke pasur parasysh se nuk është detyrë e jona të këshillojmë Televizionet apo gazetat se çfarë të publikojnë, ne protestojmë për arsye të injorimit që na është bërë nga ana e tyre, e sidomos nga i ashtuquajturi Televizion Publik i Kosovës ( RTK-ja), me të cilin institucion anëtarë të komunitetit kanë kontaktuar shpesh në lidhje me fakte të ndryshme mbi homoseksualitetin. Ngaqë, misioni i Qendrës për Emancipim Shoqëror është edhe vetëdijësimi i popullatës mbi njohurinë për njerëzit LGBT, ne po japim disa shembuj se si kemi reaguar ndaj disa televizioneve, dhe në lidhje me çfarë; - Zakonisht, në filmat e shfaqur në RTK, fjala “gay” nga Anglishtja përkthehet shpesh si “pederast” - RTV 21 në një film tjetër ku është përmendur fjala “gay” , përkthimi ka qenë “transseksual” në shqip. - Në veçanti protestojmë publikisht se pse Lajmi i tmerrshëm për vrasjen e dy të rinjve Iranianë nuk është transmetuar nga asnjë nga mediat tona, madje edhe kur u është bërë me dije për atë ngjarje. QESH konsideron se në të njëjtën mënyrë si njoftohet për një aksident autobusi diku ne Shri Lankë, rëndësia e njëjtë vlen edhe për një akt barbar të një Qeverie e cila është e izoluar ndërkombëtarisht. - Saherë që kemi kontaktuar disa media, jo që nuk na është dhënë asnjë përgjigje, por heshtja në vete përbën një diskriminim të gjerë shoqëror. ( Sa për informata , pas dërgimit të e-mailave, na është kthyer përgjigja automatike nga mediat se ato janë pranuar). Poashtu, protestojmë ndaj mënyrës së mbulimit të lajmeve apo të të dhënave mbi homoseksualët, nga disa mujore si “Kosovarja”, e cila në mënyrë skandaloze trajton homoseksualët me tituj aspak të paanshëm, duke marrë kështu rolin ironik të një medie. |
| < Mbrapa | Perpara > |
|---|



