Ballina arrow Lajmet arrow Pse ėshtė Eurovizion-i aq gej?
Pse ėshtė Eurovizion-i aq gej? PDF Print E-mail
e enjte , 24 janar 2008
Viti 2005 shënon 50 vjetorin e garave të këngës në Eurovizion. Këtë vit, kjo garë është mbajtur në Kiev, Ukrainë, si rezultat i fitores së vitit të kaluar nga këngëtarja mjaft simpatike Ruslana. Derisa miliona njerëz që akordohen përmes përfaqësuesve të tyre ne këtë contest nuk e dinë që kjo garë është gara më geje në planet, ne e dimë këtë ndryshe.

Lexoni në vijim, nëse keni nevojë për më shumë fakte bindëse, duke rikujtuar dhe rijetuar ditët e famshme të Bucks Fizz dhe këngës së tyre “Making your mind up” – dhe tani është një këngë në lidhje me “coming out” që thotë “Mos lejoni që vendimi juaj të ju mashtroj nga prapa” 1. Ruslana

Bukuria ukrainase fitoj garën e vitit 2004 me stilin e Xenës dhe këngën e saj “Wild dances”. Performanca e saj përfshiu meshkujt e fortë dhe të fuqishëm me beshje prej lëkure, shpatë-zotërues dhe kofshë-shpluar.

2. Drama dhe Tragjedia

Eurovizioni është si një mikrokozmos për botën dhe jetën gej kudo. Për shembull sistemi i votimit. Deri sa jeni të parët për një minutë, në minutin tjetër një “e dalldisur” nga Estonia jep douze vota njërit nga kundërshtarët më të mëdhenjë. Thjesht, nuk është fer.

3. Dana International

Transseksualja e Izraelit ështëlegjenda e Eurovizionit. Më 1998 ajo rezultoj e para. Diva u bë kështu një gej-ikonë por pas një kohe u zhduk. Veloja e “tij” u zbulua kur ajo u rrëzua në skenë gjatë ndarjes se çmimeve më 1999.

4. "In The Disco"

Deen ka kënduar në vitin 2004 këtë këngë kur edhe përfaqësoi Bosnjen dhe Hercegovinën. Teksti i këngës thoshte “I`m lying, I`m late, I`m losing my weight / Because I want to dance all night / Because I want to stay all night / In the disco, in the disco." Dhe prap ju thoni se nuk Eurovizioni nuk është gej?

5. Prezentuesit

Mos u mashtroni nga dukja e tyre heteroseksuale. Më mirë shikoni ngacmimet dhe flirtet e tmerrshme që i bëjnë njëri-tjetrit apo edhe mungesën e një përputhjeje mes veti, e sidomos qëndrimet e çuditshme homoseksuale dhe pastaj pyesni veten; “Kush e ka mjekrrën?”

6. Cliff Richard

Beqari i përjetshëm i cili gjeti shtëpinë e tij në Eurovizion, duke zënë vendin e dytë dhe të tretë me këngët “Congratulations” dhe “Power to All our Friends” më 1968 dhe 1973. Jo që ne pot hemi se Cliff ishte prej homoseksuali apo diçka!...

7. Mungesa e Respektit

Harrojeni të pavërtëtën se Eurovizioni është një argëtim i pastër dhe i denjë familjar. Nëse votimi partisan kalon në mes shteteve mike, ju do të mund ta paramendoni vetëm stilin e therrjes me “thikë-pas-shpine” apo “rrahjet maçoke” që ndodhin në prapaskenë – edhe më keq se një bar përplot drag queen-a të dehur.

8. Kënaqësia e lehtë që fitohet nga një person që nuk ka aq peshë në publik

Gej-kultura më së miri përqafon muzikën e lehtë pop, tekstet e pakuptimta, dhe yjet me nga një hit. Eurovizioni poashtu i përfshin të gjitha këto kualitete.

9. Gej-Kupa Botërore

Për shumicën e gejëve, Eurovizioni paraqet Kupën Botërore , si moment kulminant kur ata fokusohen në diçka më shumë, dhe këtu nuk bëhet fjëlë për krejt Botën, por vetëm Europën.
 
< Mbrapa   Perpara >