Ballina arrow Lajmet arrow Rrėfimi i njė homoseksuali prishtinas - 27 Qershor 2005 botuar nė LAJM
Rrėfimi i njė homoseksuali prishtinas - 27 Qershor 2005 botuar nė LAJM PDF Print E-mail
e enjte , 24 janar 2008
“Jeta jonë është ferr i vërtetë”

“Jeta e homoseksualëve në Prishtinë është ferr i vërtetë. Kjo është arsyeja pse shumë homoseksualë i fshehin ndjenjat dhe pranojnë të martohen me femra për shkak të rregullave... Shqiptarët jetojnë veç për seks”, thotë prishtinasi 26-vjeçar, homoseksual. MJELLMA PALLASKA & ARIANA KASAPOLLI
Ai është 26 vjeç. Ajo që e bënë të dalloj nga shumica e të rinjve të tjerë të kryeqytetit është përcaktimi i tij seksual. Ai është homoseksual. Deri në moshën 19- vjeçare ka jetuar jashtë Kosovës. Për shkak të botëkuptimeve – mentalitetit të mjedisit ku jeton, në kushte anonimiteti (emri dhe mbiemri i tij të njohur për redaksinë), ai rrëfen për “Lajmin” se si është të jesh homoseksual në Prishtinë. “I kam 26 vjet. Jam shqiptar, i besimit mysliman, jam homoseksual. Më pëlqejnë muzika, filmat, librat, udhëtimet... Nuk dalloj aspak nga njerëzit e tjerë. Por, mentaliteti në Prishtinë më shkakton lodhje. Gjithashtu më shkakton lodhje tentimi për ta bindur këtë shoqëri se homoseksualizmin nuk e kam zgjedhur, por nuk kam zgjedhje tjetër. Nuk mund ta ndërroj veten. Në moshën 13 vjeçare, për herë të parë kam filluar të ndjej diçka për seksin e njëjtë. Jam munduar me vite ta ndërroj këtë ndjenjë, por pa rezultat. Në moshën 17 vjeçare kam pasur marrëdhënie për herë të parë me mashkull. Qysh atëherë e kuptova se “that’s me”, dhe unë duhet ta pranoj këtë fakt. Deri në moshën 19 vjeçare kam jetuar jashtë.
Kur kam vendosur të kthehem në Kosovë, kam pasur rrëmujë të madhe në kokë se si do të më pranoj shoqëria. Në fillim kam qenë më i vendosur sa i përket qëndrimit dhe prezantimit tim në shoqëri. Mirëpo kam hasur në reagime negative. Në rrugë njerëzit të ngacmojnë, të shajnë... Kam vendosur të jetoj në mënyrë diskrete dhe të mos ekspozohem sepse kam kuptuar se kjo shoqëri nuk është në gjendje ta kuptojë një realitet të tillë. Të njëjtin problem e kam pasur edhe me familjen time, e cila nuk mund ta pranojë këtë fakt. Jeta e homoseksualëve në Prishtinë është ferr i vërtetë. Kjo është arsyeja pse shumica e homoseksualëve i fshehin ndjenjat e tyre dhe pranojnë të martohen me femra për shkak të rregullave shoqërore. Problem tjetër i madh është gjetja e partnerit. Zakonisht meshkujt më ofrohen mua. Më së shumti kam hasur në partner biseksualë, të cilët shumicën e rasteve janë burra të martuar. Shtatë vjet më vonë, prej kur kam ardhur në Prishtinë, kanë filluar të ndjehen ndryshimet e vogla sa i përket këtij fenomeni në shoqërinë prishtinase. Ka filluar të stabilizohet jeta për ne. Kohët e fundit, shoqëria më lehtë ka filluar ta pranoj këtë dukuri. Nuk kisha dashur asgjë më shumë se sa ta kishim pasur një klub për homoseksualë, ku do të kishim mundur të takohemi dhe të bëjmë jetë normale si të gjithë të tjerët. Homoseksualizmi është një realitet dhe shoqëria kosovare sa më shpejt duhet të pajtohet me këtë. Shoqërohem kryesisht me femra... Shqiptarët jetojnë veç për seks... Në Prishtinë nuk kam zgjedhje as për stilin tim të gardërobës. Mirëpo në tërë këtë ka një dozë optimizmi. Ne homoseksualët e kryeqytetit tash kemi formuar shoqatën tonë, ku mblidhemi dhe bisedojmë shlirshëm”, përfundon rrëfimin homoseksuali nga kryeqyteti.

Homofobia

Lidhur me fenomenin e homoseksualizmit, Linda Gusia, sociologe, thotë se shoqëria kosovare, si çdo shoqëri tjetër patriarkale, është homofobike. “Këto shoqëri e gjykojnë këtë fenomen si amoral dhe anormal. Gjithçka që del nga rregullat familjare për këtë shoqëri nuk është normale, e në këtë rast edhe homoseksualizmi”, thotë ajo.
 
< Mbrapa   Perpara >