Ballina arrow Lajmet arrow Spanja miraton ligjin pėr martesat homoseksuale
Spanja miraton ligjin pėr martesat homoseksuale PDF Print E-mail
e enjte , 24 janar 2008
Qeveria e Spanjës ka miratuar draft-ligjin i cili do të legalizojë martesat homoseksuale. Ligji në fjalë u jep të drejtë çifteve të gjinisë së njëjtë njëjtë sikurse çifteve heteroseksuale, duke përfshirë edhe të drejtën për adoptim fëmijësh. Kisha Katolike Roman edhe opozita konzervative kanë kundërshtuar ashpër këtë hap.

Ligji i miratuar e fut Spanjën ne listën e tri shteteve të Europës, ku çiftet homoseksuale kanë të drejtë martese. Qeveria, e cila konsideron se më shumë se 10% e popullatës janë gejë, thotë se pret që homoseksualët do të kenë mundësinë e martesës deri ka viti ardhshëm. Pas votimit, Kisha Katolike në Spanjë ka mbetur akoma më shumë e izoluar nga pikëpamja e saj diskriminuese.

 Jose Luis Rodriguez Zapatero - Kryeministri guximtar i Spanjes

 José Luis Rodriguez ZAPATERO
Kryeministri guximtar i Spanjës


Këshilli i Peshkopëve të Spanjës ka reaguar pas votimit duke e quajtur këtë votim, “të gabuar”. Zëdhënësja e kabinetit Qeveritar, Maria Teresa Fernandez de la Vega thekson se mijëra fëmijë që kanë jetuar me prindër homoseksualë, sipas një sërë studimesh që janë bërë nuk dallojnë aspak nga ata fëmijë që janq rritur nga prindërit heteroseksualë.

"Nuk ka asnjë dëshmi se çiftet homoseksuale i edukojnë fëmijët më keq se të tjerët. Për adoptim, vlen së pari mirëqenia e fëmijës, pavarësisht nga orientimi seksual i prindërve” – thotë ajo. Shoqata Krishtere e Gejëve dhe Lezbikeve ka mirëpritur vendimin e kabinetit.


Respekti


Gwenael Le Moing, nga kjo shoqatë, thotë se Ligji do të ndihmojë në normalizimin e homoseksualitetit në shoqëri, - “por akoma ka punë për të bërë”. Pjesa e ligjit që flet për adoptimin, lejon që çiftet homoseksuale të mund të adoptojnë vetëm fëmijë Spanjollë. Me këtë ligj, çiftet martuara homoseksuale do të kenë poashtu të drejtën e marrjes së pensionit pas divorcit apo vdekjes së partnerit. Kryeministri socialist Jose Luis Rodriguez Zapatero që ku ka marr postin në Prillin e kaluar, ka pasur ndërmend të largojë atë çfarë ai e quan “avantazhet e panevojshme të Kishës”, duke krijuar kështu një shtet sekular ku do të ketë relaksime në shoqëri, si për shembull divorcin apo ligjin mbi abortin. Më herët , Zapatero pat thënë “Unë e respektoj mendimin e Kishës, edhpse është në mënyrë ekstreme krtike ndaj Qeverisë, por u kërkoj atyre të tregojnë respect të njëjtë". Ndikimi i Kishës në popullin Spanjoll ka rënë vazhdimisht që nga vdekja e dikatorit Francisco Franco, më 1975, regjimi i të cilit ka qenë i lidhur ngushtë me Kishën.
 
< Mbrapa