| Suedia do tė lejoj martesėn e ēifteve gay nga muaji i ardhshėm |
|
|
|
| e premte , 03 prill 2009 | |
|
Suedia do të lejoj martesën e çifteve gay nga muaji i ardhshëm
Parlamenti suedez ka votuar të mërkurën për lejimin e martesave ndërmjet gjinisë së njëjtë, duke u bërë kështu vendi i pestë në Evropë, që ndërmerr një hap të tillë. Suedia ka qenë njëri nga vendet e para në Evropë, që ju ka dhënë qifteve homoseksuale të drejtën e “partneritetit” legal. Ligji i ri mundëson homoseksualet të martohen më ceremoni civile ose edhe fetare, edhe pse kishat individualisht kanë të drejtën të mos praktikojnë një ceremoni të tillë. Ligji është përkrahur nga 226 vota kundër vetëm 22 dhe do të hy në fuqi më 1 Maj. “Vendimi tregon se gjinia nuk ka më një ndikim në aftësinë e personit për tu martuar dhe që ligji për partneritet është shfuqizuar” ka shpallur qeveria suedeze në ueb-sitin e saj. Gjashtë nga shtatë partitë në parlament kanë mbështetur vendimin, përderisa kristian-demokratët, një nga katër partitë në koalicionin qeveritar, e ka kundërshtuar. Suedia është bërë kështu vendi i pestë evropian, pas Holandës, Belgjikës, Spanjës dhe Norvegjisë, që njeh dhe mbështetë martesën ndërmjet gjinisë së njëjtë. Kanada, dhe Afrika e Jugut gjithashtu kanë propozuar një legjislacion të tillë, ashtu sikur disa vende ne SHBA dhe disa autoritete lokale në vende të tjera. |
| < Mbrapa | Perpara > |
|---|



