Ballina arrow Lajmet arrow Tony Blair vė nė dyshim politikat e Papės rreth homoseksualitetit
Tony Blair vė nė dyshim politikat e Papės rreth homoseksualitetit PDF Print E-mail
e mėrkurė , 08 prill 2009

 Tony Blair vë në dyshim politikat e Papës rreth homoseksualitetit

Toni Blair ka vënë në dyshim qëndrimin e Papës ndaj homoseksualitetit, duke argumentuar që liderët fetarë duhet të fillojnë ta “rishikojnë” problemin.

Dhjetorin e kaluar, Papa ka zemëruar grupet e gayëve dhe lesbikeve, duke argumentuar se dallimet e turbullta ndërmjet meshkujve dhe femrave mund ta çojnë racën njerëzore deri në “vetë-shkatërrim”.  

I pyetur ta komentoj këtë qëndrim, Tony Blair ka thënë që: “Neve na nevojitet një qëndrim ku të menduarit e sërishëm dhe koncepti i evoluimit bëhen pjesë e disiplinës më të cilën i qasemi besimit fetar. Dhe kështu disa nga këto gjëra mund të rezultojnë në një fushë të gjerë të problemeve që duhet të diskutohen, prandaj edhe e kuptoj ngurrimin e liderëve fetarë.

Z. Blair, i cili ka themeluar fondacionin e tij fetar, është pyetur pastaj: “A mund të parashikoni një situatë në jetën tuaj, ku do ta kemi një Papë pro-gay ?” Z. Blair është përgjigjur: “ Nuk e di, të ju them të drejtën. Nuk e di. Ka shumë gjëra të mrekullueshme që ndërmerr Kisha Katolike, dhe ka shumë gjëra të mrekullueshme të cilët Papa i përfaqëson, por unë mendoj së nëse viziton një kishë katolike, në një ditë të diel dhe do të bëjë një anketë rreth meshës, do të isha i befasuar me faktin, së sa mendje-hapur njerëzit do të ishin.”

Gjatë intervistës, z.Blair ka thënë së Homofobia në shoqëri është pakësuar që nga viti 1990 dhe se aplikimi i Bashkëjetesave Civile nga qeveria e tij u ka dhënë njerëzve një “sens çlirimi nga paragjykimi”.

Z.Blair, që ka qenë kryeministër nga 1997-2007, zakonisht ka refuzuar t’i diskutoj këndvështrimet e tij fetare gjatë mandatit të tij. Ai është konvertuar në fenë katolike, një fe që e ndanë me gruan e tij Cherie, në dhjetor të vitit 2007.  

 

 
Perpara >