| Zvicër - Populli voton |
|
|
|
| e enjte , 24 janar 2008 | |
|
Grupet për të drejtat e homoseksualëve në Zvicër, po kremtojnë vazhdimisht, pas votimit që populli zvicran pati në referendumin mbi dhënien e të drejtave mbi regjistrimin e partneritetit të tyre. Rezultati tregon se çiftet homoseksuale do të kenë të drejtat e barabarta sikurse edhe çiftet heteroseksuale në fushat e pensionit, trashëgimisë dhe tatimeve. Por ata nuk do të kenë të drejta në adoptimin e fëmijëve apo qasje ne trajtimin e fertilitetit.
Me ligj, çiftet homoseksuale do të jenë në gjendje të regjistrojnë partneritetin në zyrën për regjistrim. Ata do të kenë të drejtat mbi tatimet, trashëgiminë dhe pensionet si çifte të martuara, ndërkaq partnerët e tyre të huaj do të marrin lejeqëndrimin. Megjithatë, procesi i natyralizimit nuk do të jetë më i lehtë sikurse me çiftet e martuara. ![]() Adoptimi dhe tretmanet e fertilitetit janë të ndaluara, ndërkaq partneritetet mund të shpërbëhen vetëm me gjyq. Rezultatet e Referendumit zviceran treguan një mbështetje të madhe për parteritetet, me 55 për qind, gjë që nga veprimtarët e fushatës “Për / apo PO” kjo konsiderohet si “mrekulli”. Votimi poashtu shënon poashtu momentin nga i cili Zvicra konsiderohet si shteti i parë në Botë që këtë çështje e zgjidh me votën e popullit. Christian VERDON, zëdhënës për fushatën “PËR”, thotë se kjo është një “mrekulli”. “Rezultati tregon se ne jemi një shoqëri pluraliste ku minoritetet mbrohen. Kështu, homoseksualët e kanë fituar vendin e tyre ku u takon, në shoqëri” – shton ai. Verdon poashtu thekson se rezultati është një hap i madh në drejtim të luftimit të homofobisë. "Tashmë çiftet homoseksuale do të jenë më të dukshme, sepse njerëzit gjithëmonë kanë frikë nga ajo që nuk e njohin. Edhepse ligji mbi Partneritetet e çertifikuara ishte miratuar parimisht nga Parlamenti, para votimit popullor, një parti e vogël konzervative dhe fetare, “Bashkimi Federal Demokratik”, ishte munduar të mblidhte shumë nënshkrime kundër referendumit. Nicole Béguin, bashkë-kryetare e organizatave të lezbikeve Zvicerane, thotë se referendumi është një shenjë e mirë se tani homoseksualët janë të pranuar në shoqëri, edhe zyrtarisht. "Dhjetë vite më parë, kjo nuk do të mund të arrihej fare. Në asnjë mënyrë” – thotë Béguin. Të mbetur në një pozitë humbëse , mbështetësit e fushatës “Kundër”, thonë se ata tani do të mundohen që t’ua ndalojnë shkollave për t’ju spjeguar fëmijëve se çka është homoseksualiteti. Partneritetet e çertifikuara më parë kanë qenë legale vetëm në kantonet e Cyrihut, Gjenevës dhe Neuchâtelit. Miratimi popullor sjell Zvicrën në një linjë me shtetet fqinje, Francën dhe Gjermaninë. Megjithatë, qeveria duke pasur presion, në mënyrë që të neutralizoj palët, ka bërë që “partneriteti i çertifikuar” të mos shikohet si martesë, edhe pse ka pothuajse shumicën nga veçoritë e një të tille”. Deri para votimit, homoseksualët nuk kishin të drejtë të vizitonin partnerët e tyre ne spital, në rolin e të afërmit, apo nuk kishin edhe të drejtë trashëgimie. “ Një partneritet i çertifikuar nuk është martesë, por një institucion për ata njerëz të cilët për nga koncepti i definimit nuk mund të martohen” – thotë ministri i drejtësisë, Christoph Blocher. Shumica e partive politike ishin në favor të partneriteteve të regjistruara, por partia e krahut të djathtë e Blocher ishte në kundërshtim. Poashtu edhe bashkësitë fetare ishin të ndara në këtë aspekt. Derisa Kisha Katolike e Zvicrës kundërshtonte ligjin, Federata e Kishave Protestante e mbështeste atë. Por shumica e komunitetit gej në Zvicër, edhe pse ishin në favor të fushatës, ata prap shprehin pakënaqësitë e tyre rreth moslejimit të të thënit “Po” apo kalimit të mbiemrit të tjetrit, sikurse edhe çiftet heteroseksuale. “Do të ishte gabim i madh nëse ne kërkojmë diçka më shumë tani, si për shembull të drejtat e adoptimit, pasi akoma kemi punë për të bërë në nivelin kombëtar, për t’u spjeguar njerëzve se çfarë do të thotë të jeshë gej dhe se çfarë është partneriteti i çertifikuar” – thotë Verdon. Zvicra deri më 1942 homoseksualitetin e kishte të ndaluar me ligj. Sipas historianit mbi çështjet gejë, Ernst Ostertag thotë se organizata e parë e meshkujve homoseksualë ishte themeluar në Cyrih më 1932, nën udhëheqjen e aktorit gjerman, Karl MEIER, i cili bëri qytetin vendin e tij, dhe themeloj revistën e parë që u quajt Der KREIS (rrethi). REPRESIONI Për shkak të klimës konzervative, më 1957, qetësia ishte thyer më vrasjen e dy homoseksualëve të klasës se mesme nga djemë të paguar. Publiku dhe policia, së bashku me mediat reaguan duke konsideruar homoseksualitetin si një krim. Revista e Meier “der Kreis” ishte mbyllur pas vdekjes së tij, por një shoqatë e re mori përsipër mbrotjen e të drejtave të homoseksualëve në Zvicër, në vitin 1968. Pas fluksit të rasteve AIDS-it, në vitet e 80-ta, këto grupe filluan të punojnë me qeverinë në parandalimin e virusit HIV dhe informimin e popullatës. Në këtë kohë, filluan të shfaqen edhe publikisht gejët e parë në tëlevizion. “Pasi që praktikat seksuale ishin temë e diskutimeve, edhe tema e homoseksualitetit u bë pjesë e interesit të publikut, duke ndihmuar kjo në ndryshimin e paragjykimeve dhe mendjeve. KULTURA E YLBERIT Në vitet e hershme të 90-ta, grupet gejë u aktivizuan edhe më shumë duke organizuar fushata të ndryshme mbi vetedijësimin e popullatës mbi të drejtat e homoseksualëve, që u quajt “Kultura e Ylberit”. Një hap i madh u arrit më 1992 kur Armata e Zvicrës anuloi ndalimin e homoseksualëve ne ushtri. Më 2001, Gjeneva u bë kantoni i parë për të miratuar partneritetet e çertifikuara, dhe pastaj edhe Cyrihu dhe Neuchâteli. Përfundimisht në vitin 2004, Parlamenti Zviceran miratoi ligjin mbi partneritetet e çertifikuara. |
| < Mbrapa | Perpara > |
|---|




